Historia jonë

Verë, traditë dhe mikpritje

Një histori familjare në zemër të Prezës

Vetëm pak minuta nga Tirana dhe pranë aeroportit, në fshatin e bukur të Prezës, ndodhet Kantina Enol - një destinacion ku vera, ushqimi, natyra dhe mikpritja familjare bashkohen në një përvojë të veçantë.

Enol është më shumë se një kantinë vere. Është një histori familjare e ndërtuar ndër vite nga pasioni, puna dhe dashuria për tokën. Emri Enol është krijuar nga bashkimi i emrave Eni dhe Olsi, fëmijët e themeluesit të kantinës, Qemal Alushi.

Fillimi i një udhëtimi

Historia nisi në fillim të viteve 2000, kur Qemal Alushi vendosi t’i kushtohej pasionit të tij për verën. Vera e parë e kantinës u prodhua në vitin 2002. Në vitin 2018, familja zgjeroi aktivitetin duke krijuar edhe hapësira akomodimi për vizitorët.

Kantina Enol
Nga vreshti në gotë

Respekt për tokën dhe traditën

Vera nis në vresht, në përzgjedhjen e rrushit, në kujdesin ndaj çdo procesi dhe në respektin për traditën. Çdo verë mbart një pjesë të historisë së kantinës dhe të njerëzve që punojnë çdo ditë për të.

Bodrumi Enol
W